Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për qytetarët që jetojnë në territoret separatiste të Ukrainës lindore, të cilët tashmë e kanë më të lehtë të marrin një pasaportë ruse. Ky veprim shihet si një sfidë nga ish-komediani Volodmyr Zelensky, i zgjedhur së fundmi President i Ukrainës.

Në një reagim në Facebook, stafi i Zelensky e ka konsideruar Rusinë një shtet agresor.

“Ky vendim nuk na afron drejt qëllimit përfundimtar, atë të armëpushimit”

, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nga ana tjetër, Presidenti Putin tha se ky ligj “është thjesht një çështje humanitare”. Presidenti rus tha se qytetarët që jetojnë në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore janë të privuar nga të drejtat civile dhe nuk mund të realizojnë nevojat e tyre elementare.

“Nuk kemi asnjë dëshirë t’u krijojmë probleme autoriteteve të reja të Ukrainës”

, theksoi Putin. Për këtë arsye, ai nënshkroi një dekret që qytetarët e këtyre zonave në Ukrainë ta kenë më të lehtë marrjen e pasaportës ruse.

Konflikti në këtë rajon ka nisur që kur Rusia aneksoi nga Ukraina, Krimenë, në vitin 2014.

/tvklan.al