Me emrin Carnivac-Cov, ajo u testua në qen, mace e dhelpra arktike

Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë kundër Covid-19 për kafshët. Rusia tashmë ka tre vaksina të koronavirusit për njerëzit, më e njohura prej tyre Sputnik V, e quajtur me emrin Sputnik, sateliti i parë në botë i lëshuar nga Bashkimi Sovjetik.

Moska gjithashtu ka dhënë aprovim urgjent për dy vaksina të tjera ruse antiCovid, EpiVacCorona dhe CoviVac. “Vaksina për kafshët, e zhvilluar nga një njësi e departamentit shtetëror për sëmundjet ngjitëse tek kafshët u emërua Carnivac-Cov. Provat klinike të Carnivac-Cov, të cilat filluan Tetorin e kaluar, përfshinin qen, mace, dhelpra arktike, vizona dhe kafshë të tjera”, tha zëvendës-Shefi i grupit kërkimor Konstantin Savenkov.

Sipas tij rezultatet e provave lejojnë të dilet në përfundimin se të gjitha kafshët e vaksinuara zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100 përqind të rasteve.”

Imuniteti tek kafshët llogaritet të zgjasë për gjashtë muaj pas vaksinimit. Prodhimi masiv i vaksinës së re ruse kundër Covid-19 për kafshët do të fillojë që në Prill. Zhvillimi i saj do të ndihmonte në parandalimin e mutacioneve tek kafshët.

“Përdorimi i vaksinës, sipas shkencëtarëve rusë, mund të parandalojë zhvillimin e mutacioneve të virusit,” tha vëzhguesi.

Ai shtoi se objektet e mbarështimit të kafshëve dhe ndërmarrjet private nga vendet duke përfshirë Greqinë, Poloninë, Austrinë, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Singapori kishin shprehur interes për Carnivac-Cov.

Klan News