Aktualisht në Rusi përdoren katër lloj vaksinash kundër koronavirusit

Rreth 21.5 mln rusë tashmë janë vaksinuar kundër koronavirusit sipas presidentit Vladimir Putin. Duke folur nga rezidenca e tij verore në Sochi Putin u tha gazetarëve se situata me përhapjen e koronavirusit në Rusi mbetet e qëndrueshme.

Sipas statistikave të cituara nga kreu i Kremlinit, rreth 8,000 raste të infektuarish të rinj zbulohen çdo ditë në territorin rus. Putini u bëri thirrje rusëve që të jenë gati për vazhdimin e vaksinimit aktiv dhe testimit të rasteve të dyshuara për koronavirus. 

Aktualisht janë në përdorim katër vaksina kundër koronavirusit të regjistruara në Rusi: Sputnik V, Sputnik light, Epi Vaçorona dhe vaksina CoviVac.

Vetëm Sputnik Light injektohet vetëm me një dozë. Putini shtoi se edhe ai vetë kishte tregues të mirë për antitrupat ndaj koronavirusit pasi kishte kryer vaksinimin. Presidenti rus mori dozen e parë të vaksinës më 23 Mars, dhe të dytën më 14 Prill. As ai, as përfaqësuesit e presidentit nuk bënë të ditur vaksinën e saktë që mori Putini, duke shpjeguar se të tre vaksinat ruse janë efektive dhe të sigurta.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 158.4 mln njerëz kanë qenë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, rreth 3.3 mln kanë vdekur. Sipas qëndrës operacionale federale për luftën kundër koronavirusit në vend janë regjistruar 4,888,727 raste të infeksionit nga të cilët 113,647 persona vdiqën.

Klan News