Rusia merr vendin e tretë në botë për nga numri i infektimeve, që po rritet me ritme të shpejta. Autorititet shëndetsore thanë se numri i të infektuarve të kësaj të hëne arriti në mbi 11 600, një tjetër rekord në vazhdën e infektimeve, që prej mbi një jave janë më shumë se 10 mijë. Aktualisht, Rusia ka mbi 220 mijë të infektuar dhe mbi 2 mijë viktima.

Numri ditor i viktimave ra në 776 në Shtetet e Bashkuara, pas disa ditësh shifra rekord prej mbi 2 mijë vdekjesh ditore. Numri total i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në mbi 8 mijë dhe në mbi 1.3 milionë të prekur, çka e rendit vendin, të parin në gjithë globin.

Në Spanjë dhe Itali, dy vatrat e mëdha të Europës, numërohen prej disa ditësh nën 200 të vdekur dhe rreth 1 mijë të infektuar të rinj, çka konfirmon vënien nën kontroll të situatës. Franca numëron më pak se 100 të vdekur prej disa ditësh.

Ndërsa Gjermania, që deri më tani ka pasur rezultatet më të mira në luftën kundër COVID-19, ka shfaqur rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve të reja, me lehtësimin e masave bllokuese kundër përhapjes së pandemisë.

I njëjti fenomen është vënë re edhe në Kinë dhe Korenë e Jugut. Autoritetet në këto vende i druhen një vale të dytë infektimesh dhe nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të masave bllokuese.

Në gjithë globin numërohen mbi 4.2 milionë të prekur, prej të cilëve afro 285 mijë kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 1/3 e tyre janë shëruar.

Tv Klan