Rusia po planifikon të krijojë një zonë të lirë ekonomike pa dogana dhe me taksa të reduktuara pranë disa ishujve në Japoni. Ky zinxhir ishujsh ka qenë për vite një zonë mjaft e diskutuar mes dy vendeve.

Një mosmarrëveshje territoriale mbi ishujt, të cilën sovjetikët  e morën në fund të Luftës së Dytë Botërore, ka parandaluar të dy vendet të nënshkruajnë një traktat zyrtar paqeje. Japonia i quan ishujt Territoret Veriore dhe Rusia i quan Kurilët.

Kryeministri rus shprehu entuziazmin e tij për masat që pritet shumë shpejt të marrin jetë. Me këtë plan kjo zonë do të ketë një zhvillim të madh ekonomik.

“Kjo do të ishte mjaft e dobishme… dhe për Japoninë e cila do të krijonte mjaft vende pune ,” u shpreh ai duke iu drejtuar biznesmenëve vendas.

Kryeministri Mikhail Mishustin ka kryer një vizitë në këto ishuj duke deklaruar se ai do të diskutonte më tej me presidentin Vladimir Putin për marrjen e një grup masash të tjera lehtësuese ekonomike të cilat synojnë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të ishujve.

Klan News