Kim Jong-un shprehet se miqesia mes dy vendeve do te forcohet

Rusia është zotuar të zgjerojë ato që i quan “marrëdhëniet bilaterale konstruktive” me Korenë e Veriut. Në një letër dërguar homologut të tij Kim Jong-un në ditën e çlirimit të Phenianit, Putin tha se ky vendim do të  jetë në interes të të dy vendeve.

Nga ana tjetër, Kim tha se miqësia midis të dy kombeve ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë. Në letrën e tij, Kim thotë se miqësia mes dy vendeve është konsoliduar dhe zhvilluar shekull pas shekulli. Ai shtoi se kjo marrëdhënie do të forcohej edhe më tej.

Diktatori korean thkeson se bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mes dy vendeve ka arritur në nivele edhe më të larta në frontin e përbashkët për t’iu kundërvënë kërcënimit ushtarak dhe provokimeve, nga ato që i quajti forca armike. Pheniani nuk i identifikoi forcat armike me emër, por termi është përdorur shpesh nga Koreja e Veriut për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Bashkimi Sovjetik ishte dikur një aleat kryesor i Koresë së Veriut.Por marrëdhënia mes Phenianit dhe Moskës  u lëkund me shembjen e  Perdes së Hekurt, një frazë e përdorur për të përshkruar ndarjen fizike, ideologjike dhe ushtarake të Europës midis shteteve kapitaliste perëndimore dhe jugore dhe kombeve lindorë gjatë Luftës së Ftohtë.

Marrëdhënia mes dy vendeve do të përmirësohej disi pas largimit gradual të Rusisë nga Perëndimi që nga fillimi i viteve 2000.

Klan News