Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për mashtrime nga ana e shtetases ruse, Svetlana Hakala. Kjo e fundit vetëdeklarohet administratore e agjencisë imobiliare Albanian Dom dhe u shet shtetasve të huaj apartamente pranë bregdetit shqiptar, duke i mashtruar me dokumenta në sipërfaqeje e duke bërë shitje pa përkthim të kontratës e pa fatura tatimore, pasi sipas saj “kështu veprohet në Shqipëri”.

Svetlana Hakala ka lindur në Shën Petërsburg dha ka 5 mbiemra. Pasi i mashtron klientët, ajo edhe i kërcënon kur tërhiqen. Bashkë me të punon edhe menaxheri i saj Ylli Bushi. Bashkë ata shmangin detyrimet tatimore, duke punuar me NIPT-in e një kompanie tjetër.

Denoncuesja 1:  

Dua të ndaj me ju hisorinë time dhe të paralajmëroj të gjitha ata që duan të blenë shtëpi verorë në shqipëri nga Svetlana Hakala. Unë u njoha me atë në 2014 nëpërmjet internetit. Në datën 29 Prill 2014 unë dhe një shoqja ime erdhën në Shqipëri për të blerë një apartament pranë detit. Mua më pëlqeu një hyrje dhe më vonë lidhëm kontratë paraprake. Sipas marrëveshjes me gojë çmimin i apartamentit ishte 500 Euro m2, ndërsa në kontratë më kërkoi të shkruaja çmimin 300 Euro m2 për të ulur taksat tatimore. Të gjitha pagesat e apartamentit Svetlana i ka marrë në llogarinë e saj në Shqipëri nëpërmjet transfertave bankare me shënim dhurim. Apartamenti rezultoi të ishte 65 metra katror dhe jo 75 metra 2. Unë i kërkova Svetlanës të mblidhte komision me qëllim që matja e shtëpisë të bëhej nga e para.  në Dhjetor, Svetlana nisi të më kërcënojë më tha që në Shqipëri unë nuk jam askush dhe sipas ligjit shqiptar mund të më deportojë nga Shqipëria kur të dojë. Më tha që nga 25 mijë Euro që i kam transferua mund të më japë vetëm 5 mijë Euro dhe lamtumirë. Lidhëm një kontrate dhe sipas kësaj gjatë një viti Svetlana mori përsipër detyrën për të më kthyer mbrapsht të gjithë shumën e marrë prej meje. Pavarësisht kontratës së nënshkruar, ajo të nesërmen mblodhi një grup prej 5 njerëzish përfshirë dhe Ylli Bushin, ndihmësin e saj. Hapi derën e apartamentit më çelësin e dytë dhe hyri më forcë në shtëpinë time duke, ata filluan të më kërcënonin, duke kërkuar që të paguaj të gjithë shumën e apartamentit. Por nuk ishte rasti i fundit. Svetlana gjithmonë theksonte se në Shqipëri gjithçka bazohet tek mirëbesimin. Ajo nuk më tregoi as lejën e punës, as licencën për shërbimet ligjore dhe asnjë dokument që i jep të drejtën asaj për të punuar si ndërmjetëse apo përkthyese. Por njëkohësisht prezantohej si pronare e kompanisë së saj Albanian Dom.

Andrej Homiç, denoncuesi 2: 

Unë dhe bashkëshorjta ime, Helena po i drejtohemi emisionit shqiptar “Stop” me qëllim që tru tregojmë për një zonjë që quhet Svetlana Hakala dhe momentalisht banon në Durrës. Ne mendojmë se Svetlana është spekulatore dhe mashtruese. Ne u njohëm me Svetlana Hakala në Mars të vitit 2015 nëpërmjet internetit. Ajo na ofroi ndihmën si seksere për të regjistruar biznesin tonë dhe për të marrë lejën e qëndrimin në Shqipëri. Ajo theksonte se çdo gjë do të bëhet shumë shpejt dhe me pak Lekë. Ne i besuam asaj dhe erdhën në Shqipëri. Svetlana Hakala anjëherë nuk ka dha asnjë faturë dhe as ndonjë dokument financiar tjetër për të vërtetuar paratë të mara prej nesh për shërbimet e saj. Të gjitha takimet ishin bërë jo në zyrë. Ne nuk e dimë akoma nëse kjo kompani e ka një zyrë. Kur ne filluam të ankoheshim për shërbimet e saj ajo u përgjigj me kërcënime  që në çdo moment mund të na depërtonte nga Shqipëria. Kështu pa kallëzimit të rremë për ne në Ministrinë e Jashtme  ata na kanë bllokuar vizën D, atë të qëndrimit dhe meqë në nuk morëm vizën dhe shkelëm afatin e qëndrimit u detyruam të mbyllur biznesin dhe për tu larguar nga Shqipëria. Doja të drejtohesha tek autoritetet shqiptarë me qëllim që ata të kontrollojnë veprimtarinë e Svetlana Hakala duke qenë ruse me origjinë, ajo është njohur me lloj -lloj skenash mashtrimesh që përdorin të huaj rusisht folës kudo nëpër botë dhe ajo e përdor këtë më sukses në Shqipëri. Njëkohësisht ajo mbrohet me pasaportën e saj finlandeze dhe përdor njohjet e punëtorit të saj Ylli Bushi. Ky Ylli ishte prezantuar gjatë bisedave tona si mjeshtër për të dhënë kafe njerëzve të duhur në organet shqiptare.

Pas denoncimeve emisioni “Stop” kontrolloi në internet për faqen

Albanian Dom

ku rezultoi se ajo përdorte  NIPT-in e një kompanie tjetër, duke shmangur detyrimet tatimore në Shqipëri.

Gazetari i emisionit “Stop” kontrolloi në internet për faqen Albanian Dom ku rezultoi se ajo përdorte  NIPT-in e një kompanie tjetër.

Emisioni “Stop” infiltroi disa rusë të tjerë të cilët “’interesoheshin” për të blerë apartament në Golem.  Ata takuan Svetlana Hakala dhe u zbulua se ajo vetëdeklaroheshe si administratore e  Albanian Dom, por de jure emri i saj nuk figuron.

/tvklan.al