Tenisti norvegjez kualifikohet në gjysmefinalet e turneut, do të ndeshet me argjentinasin Cerundolo

Norvegjezi Casper Ruud arriti fitoren më të madhe në karrierën e tij, duke mundur numrin katër të botës Aleksander Zverev 6-3 1-6 6-3.  Përballja ishte mjaft e luftuar mes të dy tenistëve, me norvegjezin që iu përgjigj gjermanit me agesivitet, duke u treguar më i saktë në fushë.

Për Rud kjo është fitorja e parë kundër Zverevit në karrierë, nga tre përballje në total.

Kundërshtari i radhës i norvegjezit në gjysmëfinalen e Miami Open, do të jetë argjentinasi Francisco Cerundolo. Ai u kualifikua pasi kundërshtari i tij, italiani Jannik Sinner u detyrua të tërhiqej për shkak të shqetësimeve në këmbë.

Cerundolo, i cili renditet i 103 në botë po udhëhiqte 4-1, kur italiani vendosi që të tërhiqej. Argjentinasi bëhet tenisti me pozicionimin më të ulët në renditjen botërore, që kualifikohet në gjysmëfinalen e Miami Open në histori.

Klan News