Kompania ajrore Ryanair ka nisur për herë të parë fluturimet në Shqipëri. Udhëtimi i parë u krye dje (31 Tetor) nga Tirana drejt Romës.

“Ryanair” do të kryejë 200 fluturime në javë në Shqipëri në 17 destinacione.

Nisjen e operimit të kësaj linje ajrore në Shqpëri, e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama.

Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 Euro për një drejtim gjatë sezonit të dimrit. Fluturimet e përditshme do të jenë drejt Bolonjës, Brukselit, Prizës, Romës, Venecias dhe të tjera destinacioneve europiane.

/tvklan.al