Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Ebru Şahin dhe basketbollisti turko-maqedonas Cedi Osman janë martuar pak ditë më parë. Këtë lajm e bënë të ditur mediat turke, të cilat kanë publikuar dhe foto të shpërndara në rrjetet sociale nga ceremonia e cila u zhvillua në Maqedoninë e Veriut ku ka lindur Cedi Osman.

Ajo që fansave shqiptarë padyshim iu tërheq vëmendjen është një moment i publikuar në mediat turke të aktores turke duke kërcyer nën ritmin e këngës tradicionale shqiptare “Sa bukur na ka dalë nusja”. Duket se bukuroshja e ka shijuar mjaft muzikën shqiptare.

Ceremonia e dasmës u mbajt në një varkë në liqen, ndërsa çifti së bashku me të ftuarit u argëtuan teksa ceremonia shoqërohej me muzikë maqedonase.

Mediat turke shkruajnë se Şahin dhe Osman do të bëjnë dasmë gjithashtu në Çeşme më 7 Korrik.

Çifti janë në një lidhje dashurie prej 3 vitesh, ndërsa muajin e kaluar ata u fejuan me një ceremoni të thjeshtë ku të pranishëm ishin familjet e tyre.

Cedi Osman i propozoi aktores turke Shtatorin e vitit të kaluar në Cappadocia të Turqisë dhe mori përgjigjen ‘po’./tvklan.al