Sa do të paguhet Alketa Vejsiu në Festivalin e RTSH?

Sa do të paguhet Alketa Vejsiu në Festivalin e RTSH?

21:49 07/09/2019

Muajin e kaluar, Alketa Vejsiu konfirmoi se do të jetë në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka, përpos projekteve të saj në Televizionin Klan.

Për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, Alketa Vejsiu thotë se është e privilegjuar që do të drejtojë këtë festival dhe premton surpriza.

Alketa Vejsiu: Është hera e parë që unë ngjitem në Pallatin e Kongreseve në skenën e një festivali që e kam ndjekur që fëmijë. Janë 58 vite histori, kështu që për mua do të jetë privilegj i madh edhe për faktin që do të jem mbase e para dhe e vetmja vajzë që do ta prezantojë e vetme. Në fakt, skenën kam menduar që të tri netët ta ndaj me të tjerë personazhe. Mendoj që do jetë një festival ndryshe. Kam jo ambicie, se sa dëshirën e madhe për t’i dhënë një tjetër ajër së bashku me Verën edhe me gjithë skuadrën e Televizionit Shqiptar. Jam shumë e lumtur që televizioni Klan më ka mbështetur në këtë sipërmarrje. Do të jetë një Sanremo i vogël i muzikës shqiptare.

Alketa ka treguar gjithashtu edhe sa do të paguahet për këtë sipërmarrje.

Orinda Huta: Do paguhesh shumë për këtë festival?

Alketa Vejsiu: Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët.

Së shpejti në Tv Klan pritet të filllojë spektakli “Dance With Me” me prezantimin e Alketa Vejsiut dhe regji të Vera Grabockës. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT