Lulzim Basha deklaronte në vitin 2005 më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari në deklarimin fillestar të pasurisë, mes tyre mund të përmendim banesat në Holandë, Tiranë dhe Durrës, por edhe sende të çmuara si një orë dore, apo unaza e diamantit me vlerë 11 500 euro.

Ndërkohë Basha deklaronte edhe një kredi me vlerë 204 mijë euro, nga e cila kishte ende pashlyer edhe 198 mijë euro.

Por gjatë viteve, veprimet në deklaratën e pasurisë së zotit Basha nuk kanë qenë të shumta. Ndonëse ai ka shitur në vitin 2007 banesën e tij në Holandë me vlerë 257 mijë euro dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.

Deri në vitin 2018, çifti Basha deklaron të ardhura kryesisht nga pagesa e zotit Basha në Kuvend dhe pagesa e bashkëshortes së tij. Megjithatë, në deklaratën e tyre nuk ka të dhëna për llogari bankare, apo lëvizje të tjera pasurish. /tvklan.al