Sa faj kishin trupat holandeze për masakrën e Srebrenicës?

Sa faj kishin trupat holandeze për masakrën e Srebrenicës?

19:19 19/07/2019

Gjykata e Lartë në Holandë jep verdiktin

Gjykata e Lartë në Holandë mbështeti verdiktin e shkallëve më të ulëta, që kanë bërë me faj edhe trupat holandeze për masakrën e Srebrenicës. Në verdiktin e të premtes, shkalla më e lartë e gjyqësorit në Holandë përcaktoi se pala holandeze kishte 10% të fajit për këtë masakër, ku forcat serbe masakruan dhe vranë rreth 8 mijë burra myslimanë gjatë mësymjes së vitit 1995 në qytezën boshnjake të Srebrenicës.

Verdikti i Gjykatës së Lartë e ul përgjegjësinë për trupat holandeze, pasi gjykata e Apelit vlerësoi pak kohë më parë se pjesa e fajit që i takon Holandës ishte 30%.

Trupat holandeze mbronin kampin e ngritur nga Kombet e Bashkuara ku gjetën strehë mijëra myslimanë në luftën e Bosnjës. Por gjatë mësymjes serbe në kamp në vitin 1995, holandezët e panë veten të rrethuar nga një batalion shumë herë më i mirëorganizuar, që në rast kundërpërgjigjeje do ishin masakruar nga trupat serbe. Ushtarët holandezë e panë të arsyeshme të dorëzoheshin. Në të kundërt, shanset që të strehuarit në kamp të mbijetonin, ishin 10% – sipas vlerësimit të Gjykatës së Lartë në Hagë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT