Sa familje janë ndihmuar deri tani në Tiranë

Sa familje janë ndihmuar deri tani në Tiranë

17:20 07/04/2020

Nismat për moshat e treta kanë qenë të ndryshme nga ana e institucioneve, por edhe vetë individëve.

Në një  lidhje në skype nga Bashkia Tiranë për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte nënkryetarja Anisa Ruseti. Ajo tregoi sesi pushteti vendor po ju vjen në ndihme moshave te treta dhe familjeve në nevojë.

Deri tani janë ndihmuar me pako ushqimore dhe paketa higjieno-sanitare 12 mijë familje në gjithë territorin e Tiranës.

Mirela Milori: Si është ecuria e ndihmës deri tani dhe si nje gjysh ose gjyshe mund të perfitojë ndihmën?

Anisa Ruseti: Deri tani ne kemi ndihmuar me pako ushqimore ose me paketa higjeno-sanitare rreth 12 mijë familje në gjithë territorin e Tiranës. Këtu kam parasysh njësitë në qytet, por edhe ato në zonat rurale dhe patjetër theksi është vendosur tek ata që janë të moshuar të vetmuar, duke qenë se ata janë mosha e cila bëhet akoma më fatale nëse preken nga virusi, por edhe se e kanë ata vetë të pamundur të dalin për të bërë pazarin. Kështu që në 12 mijë familje, pjesën më të madhe e zënë të moshuarit, po patjetër një pjesë të rëndësishme zënë familjet me ndihmë ekonomike, por edhe ato që kanë në përbërje të tyre persona me aftësi të kufizuar.

Mirela Milori: Nëse një i ri do përmes Bashkisë të ndihmojë, si mund të ndihmojë?

Anisa Ruseti: Mund të aplikojë në një aplikacion që është lehtësisht është i gjetshëm në Google, mund t’i drejtohen çdo njësie administrative që ai ka afër vendbanimit të tij, ose mund t’i drejtohen direkt Bashkisë Tiranë. Gjithsesi vlen për t’u theksuar, që jo detyrimisht ndihmën mund ta japësh përmes Bashkisë. Të gjithë ata që kanë një të moshuar në pallatin e tyre, ose kanë djeni që kanë nevojë për këtë shërbim, mund ta bëjnë lehtësisht vetë./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo