Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj me lindjen e Ajkës u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018. Por duket se çifti nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me vajzën.

Këtë të shtunë, këngëtarja simpatike zbuloi se dëshiron që të ketë katër fëmijë sëbashku me aktorin e njohur të humorit. Gjatë emisionit “Klanifornia” në Tv Klan, Xhensila tregoi se për momentin nuk ka në plan një fëmijë tjetër, por ndoshta kjo mund të ndodhë së shpejti.

Marina Vjollca: Sa fëmijë do donit që të kishit?

Xhensila Myrtezaj: Katër.

Marina Vjollca: Çuna, goca?

Xhensila Myrtezaj: Dy çuna, dy goca. Ajkën pa motër s’do e lë. Po edhe pa vëlla s’do e lë. Edhe vëllain s’do e lë pa vëlla.

Marina Vjollca: Paske një punë të gjatë…

Xhensila Myrtezaj: Jo, nuk është shumë e gjatë. S’i dihet.

Marina Vjollca: Punë e shkurtër, më duket se na zbulove diçka.

Xhensila Myrtezaj: Tani jo, por shumë shpejt ndoshta.  /tvklan.al