Forbes: Këngëtaret nuk morën para për të kënduar

Jenifer Lopez dhje Shakira elektrizuan “Super Bowl”, por sa u paguan artistet e shumëkërkuara në rang ndërkombëtar?

Sipas prestigjiozes “Forbes” këngëtaret nuk kanë marrë as edhe një monedhë. Media ndërkombëtare thekson se mund të harxhohet deri në 10 milionë dollar për produksion dhe gjithҫka bëhet për të mundësuar promocion të mirë për punën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që artistë të famshëm punojnë gratis. Edhe Beyonce dhe Bruno Mars kanë punuar falas pikërisht në “Super Bowl. Gjithsesi, eksperienca e dy latineve, JLO dhe Shakira, duket se ka shkuar dhe është përjetuar mjaft mirë.

Pas performancës ato shihen teksa përqafohen dhe krenohen me prezencën e tyre në lojën vjetore të kampionatit të Lidhje Kombëtare të Futbollit.

Klan Plus