Sa i besojnë fallxhoreve qytetarët e Tiranës, me letra e filxhan në duar gazetari i “Stop”…

Klinton Zeqiraj


Sa i besojnë fallxhoreve qytetarët e Tiranës, me letra e filxhan në duar gazetari i “Stop”…

21:30 05/01/2021

Në ditët e para të vitit 2021, gazetari i emisionit “Stop”, Klinton Zeqiraj është bërë si fallxhor. I maskuar si fallxhor, Zeqiraj ka dalë në rrugët e Tiranës dhe ka provokuar qytetarët.

Ai u ka thënë atyre se u ka lexuar fatin dhe u ka parashikuar të ardhmen. Me nota humori ai pyetur qytetarët se sa besojnë ata tek fallxhorët.

Gazetari: E dashura jote është kjo? Keni një martesë së shpejti.

Qytetari: E dimë.

Gazetari: Zgjidh një letër që dëshiron.

Qytetari zgjedh letrën me numrin tre.

Gazetari: A të thash që do bëni tre fëmijë…

Më tej Klinton Zeqiraj ka “luajtur” dhe me një qytetare tjetër.

Gazetari: Duket që e ke me nxitim, dikush po të pret

Qytetarja: Autobusin.

Gazetari: Zgjidh një letër.

Qytetarja zgjedh letrën.

Gazetari: Një çupë, një vajzë është futur mes teje dhe të dashurit tënd.

Qytetarja: Unë s’kam të dashur fare.

Gazetari: Ti e ke të dashurin./tvklan.al






Të ngjashme