Sa i dëmshëm është ajri në avion?

Posta

Sa i dëmshëm është ajri në avion?

17:40 10/09/2017

Pilotët dhe stjuardesat po përpiqen të zgjojnë vëmendjen për një temë të ndjeshme, ndotjen e ajrit në avionë: Sa helmues është ajri në kabina dhe sa të rrezikshme janë pasojat për shëndetin?

Stjuardesa Kerstin Konrad e kujton mirë të ashtuquajturin “Fume Event”-in e parë, siç quhet në gjuhën e pilotëve, ndotja e ajrit në avion. Në pjesën e pasme të kabinës, kolegët kishin nuhatur një erë të çuditshme. Kapiteni i ekipit i ishte lutur Kerstin Konradit të verifikonte gjendjen.

„Shkova dhe i mora erë tubave të ajrit”, kujton Konrad në bisedë me DW. „Ndjeva menjëherë dhimbje të forta të kokës dhe të barkut, pastaj një dridhje në gjymtyrë, që u përhap si një lloj mpirjeje.” Kerstin Konrad kujton, se edhe më pas ishte e trullosur dhe e paaftë të kryente veprimet më të thjeshta. „Nuk mund të dalloja dot më as lëngjet, duket çmenduri, po kështu ishte”, thotë ajo. „U ula dhe shikoja ngultazi, e paaftë për të bërë ndonjë gjë.”

228 raste të regjistruara në vit

228 „Fume Events”, raste të ndotjes së ajrit i janë bërë të ditura “Qendrës Gjermane për Studimin e Aksidenteve në Avionë” (BfU). Akoma më e lartë është shifra që personeli i kabinës dhe pilotët ia bëjnë me dije punëdhënësve, raporton televizioni gjerman, ZDF duke u bazuar në dokumente të shoqërive të fluturimit.

rechts

“>Ku qëndron gabimi?

Ajri në kabina ofrohet nga turbinat e avionëve, por në këtë proces ai mund të ndotet me përbërës të kerozinës, naftës apo lëngjeve të sistemit hidraulik. Prodhuesit dhe shoqëritë e fluturimit e mohojnë këtë. „Sistemi i furnizimit të ajrit përdoret si standard nga vitet 60-të për fluturime. Ai ka treguar se është rezistent dhe i besueshëm”, thotë Claudia Nehring nga Shoqata Federale e Ekonomisë Gjermane të Trafikut Ajror (BdL). „Kësaj i shtohet që ajri merret nga dhomat e djegies së motorëve, kerozina dhe djegia si proces vijnë më vonë. Teknikisht është e përjashtuar pra që ajri të jetë ndotur me gazra apo mbeturina nga djegia”, thotë Nehrig për DW:

Teknikisht e përjashtuar, e megjithatë mjekja Astrid Heutelbeck zbulon përmes biomonitoringut në gjakun dhe urinën e të prekurve nga „Fume Event” pikërisht mbeturina të tilla që përjashtohen nga autoritetet e fluturimit. „Në Human-Biomonitoring ne gjejmë përbërës që nuk përshkruhen si pjesë të mjedisit normal, por si përbërës të kerozinëy, naftës dhe lëngjeve hidraulike”, thotë mjekja.

Madje është e vërtetuar që këto lëndë dëmtojnë sistemin nervor dhe mushkëritë, thotë drejtuesja e Ambulancës për Punën dhe Mjedisin në Universitetin e Göttingenit. Nga viti 2014, Heutelbeck ka trajtuar „disa qindra pacientë” të degës së fluturimit ajror me simptoma të tilla.


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi