Sa i kushton Alaba Realit


Sa i kushton Alaba Realit

23:59 30/07/2021

Zbulohen shifrat që madrilenët do të paguajnë për mbrojtësin austriak në 5 sezone

David Alaba do t’i kushtojë Real Madridit 126.5 milionë euro, nëse do të qëndrojë për pesë sezonet që ka firmosur kontratën.

Mbrojtësi austriak u bë pjesë e “Galaktikëve” këtë Verë me parametra zero. Edhe pse shikohet si një afrim mjaft i rëndësishëm dhe një biznes i goditur i madrilenëve në merkato, sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, për 29-vjeçarin do të shpenzohet një shifër e konsiderueshme.

Deri më tani, Reali ka harxhuar për Alaban 29.2 milionë euro, 17.7 parapagim lojtarit, 5.2 mln euro ndërmjetësit Pini Zahavi dhe 6.3 mln euro Xhorxh Alabas, të atit dhe përfaqësuesit të mbrojtësit.

Alaba do të përfitojë 11 milionë euro neto në sezon, pak më pak se sa rroga që merrte Sergio Ramos që ishte 12 milionë euro dhe pak a shumë të njëjtën pagesë që do të marrë Varane tek United.

Ndërkohë që Reali do të paguajë në një vit për lojtarin 19.47 milionë euro bruto.

Klan News







Të ngjashme