Kur shikoni që një mizë, apo disa, kanë ndaluar mbi ushqimin tuaj, çfarë bëni? E hidhni ushqim në kosh, apo thjeshtë i largoni ato?!

Ka disa persona që thjeshtë i largojnë dhe vijojnë të ushqehen duke menduar se “është thjeshtë një mizë” dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por në fakt kjo është e gabuar.

Duket se ndikimi që këto krijesa të vogla shkaktojnë tek ushqimi juaj e më pas në organizëm, është shumë më i madh se madhësia e tyre dhe shumë më e ndërlikuar nga sa mund të mendoni.

1. Ato “vjellin” në ushqimin tuaj-Mizat ushqehen duke thithur lëngje përmes gojës së tyre tubulare. Forma e gojës së tyre është arsyeja pse ata duhet të kthejnë çdo vakt në lëng. Për ta bërë këtë, ato thithin lëngje mbi ushqimet duke lënë aty pështymën e tyre, e cila mund të përmbajë gjithçka që ato kanë ngrënë më parë (për shembull, mish i kalbur ose feçe).

2. Mund të lëshojnë vezë në vaktin tuaj-Ato ushqime të shijshme që keni ruajtur për më vonë mund të shndërrohen në fole të përsosura për vezët e mizave. Dhe, pasi të kalojë ca kohë, ato rriten e shumohen duke rrezikuar që t’ju helmojnë. Prandaj mos harroni të mbuloni ushqimin tuaj nëse do ta lini jashtë për një kohë të caktuar.

3. Këmbët dhe krahët e tyre mund ta kthejnë ushqimin në një fole bakteresh– A e dini se numri më i madh i mikrobeve mund të gjenden në pjesën e jashtme të trupit të tyre? Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo lëvizje që bën një mizë lë pas një koloni mikrobiale”. Kjo do të thotë se çdo gjë që prek, mund t’ju infektojë seriozisht.

4. Mund të mbartin mbi 60 sëmundje-Mizat mund të transmetojnë së paku 60 sëmundje të ndryshme te njerëzit vetëm duke u “zvarritur” nëpër mbeturina dhe ushqime. Kjo përfshin diarre, kolerë apo edhe sëmundje më të rënda. Madje, nuk janë vetëm njerëzit që mund të vuajnë, mizat mund të infektojnë edhe kafshë të tjera, si pula ose derrat.

Ajo që ju duhet të bëni për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe të familjes, është që çdo ushqim që lini lashtë frigoriferit, ta mbuloni mirë për të shmangur çdo rrezik. /tvklan.al