Divorci i Jeff Bezos, njeriut më të pasur të botës, dhe gruas së tij MacKenzie do të kushtojë të paktën 35 miliardë Dollarë. Bashkëshortja e tij do të mbajë 4% të fitimeve nga shitjet e Amazon në internet, kompani të cilën e themeloi burri i saj 25 vite më parë. Çifti ka rënë dakord që MacKenzie të heqë dorë nga interesat në gazetën Washington Post dhe firmën hapësinore të udhëtimit “Blue Origin”. Të dyja këto kompani i zotëron bashkëshorti i saj, Jeff Bezos. Më në fund çifti ka arritur një marrëveshje pas disa javësh kur në media doli lajmi i divorcit.

Jeff Bezos dhe MacKenzie kanë 4 fëmijë nga martesa e tyre. Ata kanë qenë bashkë që para vitit 1994, kur Bezos ngriti kompaninë Amazon. Ai e kishte punësuar bashkëshorten si një nga anëtarët e parë të stafit të kompanisë. Aktualisht Amazon është kompania më e madhe në botë e shitjeve online.

Sipas revistës prestigjioze Forbes, Amazon gjeneroi vitin e kaluar 232.8 miliardë Dollarë, kurse pasuria e z.Bezos përllogaritet 131 miliardë Dollarë. Kurse bashkëshortja e Jeff Bezos është një shkrimtare e cila ka shkruar dy romanca.

Shkak i divorcit mes çiftit mendohet se është bërë një lidhje e Jeff Bezos me ish-spikeren e Fox Tv, Lauren Sanchez.

/tvklan.al