Qytetarë dhe të afërm të familjes Gushi nga Patosi kanë zhvilluar sot një protestë paqësore në Fier. Qytetarët janë grumbulluar në sheshin Europa dhe kanë kërkuar drejtësi për katër jetët e humbura në aksident.

Ata kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimave dhe kërkojnë që të mos manipulohen provat e aksidentit të rëndë. Qytetarët mbanin pankarta në duar me mbishkrime “Sa kushton jeta e një njeriu në Shqipëri?”, “Shpejtësia është thikë që pret jetë” etj.

Aksidenti i rëndë ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi ndodhi të premten në aksin Levan-Vlorë.

Eduart Gushi së bashku me bashkëshorten e tij Silvana dhe dy vajza e mitura, Anastasia dhe Eva ishin duke shkruar në plazh po u goditën nga pas nga një makinë që dyshohet se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për këtë aksident është arrestuar i riu, Igli Madani, që drejtonte mjetin tip “Audi”. Gjykata për të ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, por ende nuk është zbardhur dinamika e plotë e aksidentit./tvklan.al