Festivali i birrës në Gjermani, i njohur si Oktoberfest është tashmë në kulmin e tij. Lindita Arapi nga “Deutsche Welle” raporton për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se deri më tani ka patur 3.4 milionë vizitorë. 100 karuselë dhe atraksione të tjera janë të disponueshme, ndërsa 40 tenda do të ofrojnë pikërisht produktin kryefjalë të festivalit, birrën, që parashikohet të konsumohen rreth 6 milionë litra. Sa i përket çmimeve, Arapi shprehet se ka një rritje të tyre.

Lindita Arapi: Në lidhje me çmimet që më pyete, çmimi i birrës kushton nga 12.60 Euro deri në afër 15 Euro për një.

Aldo: 13 Euro një birrë? Uuu!

Lindita Arapi: Po, po, po. Deri në 15 Euro më e shtrenjta, 14.90 më e sakta. Kurse ushqimi tradicional është sigurisht ajo kuzhina tipike bavareze, është edhe këtë vit e preferuar.

Aldo: Salsiçet janë kryevepër.

Lindita Arapi: Proshuta e pjekur kushton këtë vit po ashtu nga 15 Euro dhe një kofshë e pjekur e derrit, kushton të paktën 25 Euro.

Aldo: Nuk qenka dhe aq lirë nga ç’mendohet apo jo e dashur?

Lindita Arapi: Jo, ka një lloj shtrenjtimi këtë vit dhe për herë të parë për fat të mirë, për shumë vizitorë janë ofruar edhe pika uji falas sepse në një tendë birre nëse do të blesh 1 litër ujë, ai kushton 10 Euro./tvklan.al