“Kryeqyteti Abdylhamid” është sepali më i ri historik që po transmetohet në Tv Klan dhe që ka mbërthyer pas ekranit mijëra shikues. Serdar Egretici është producenti i këtij seriali, i cili në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë” tha se e beson historinë e Abdyhamid ashtu siç shfaqet në ekran dhe jo me anën tjetër të historisë që tregohet. Gjatë intervistës ai gjithashtu u shpreh se “Kryeqyteti Abdylhamid” është një serial shumë i kushtueshëm dhe se një episod i tij kushton 500 mijë dollarë.

“Është shumë e vështirë që një histori të tillë ta përshtatësh për skenar, po të ishte trillim e gjitha do të ishte më e lehtë, por ne flasim për fakte historike. Ne xhirojmë çdo ditë të javës. Jemi dy episode në avancë. Nik Xhelilaj është aktori shqiptar që ka luajtur në këtë serial, në 13 episode. Ai është djalë i mirë dhe ne e pëlqejmë, por në serial ishte djalë i keq dhe e vramë. E zgjodhëm Nikun sepse e kishim parë në seriale të tjera dhe përveç kësaj, është djalë i pashëm. Një episod i Abdylhamid kushton 500 mijë dollarë, është projekt shumë i kushtueshëm”,

tha Serdar Egretici.

/tvklan.al