Sa kushton targa më e shtrenjtë në botë…

Sa kushton targa më e shtrenjtë në botë…

18:18 10/04/2018

Targa "F1" është në shitje dhe për këdo që dëshiron të jetë pronar i saj, ajo kushton 14.4 milionë paund.

Ky padyshim do të jetë regjistrimi më i shtrenjtë në botë dhe pronari i saj Afzal Khan do të përfitojë një shifër të majme nga investimi i tij prej 375 mijë paund.

Themeluesi i

Khan Design

e bleu atë në vitin 2008 nga Këshilli i Essex.

Targa kishte qenë në pronësi të këshillit për 104 vite, derisa pranoi ofertën e Khan.

Dizajni F1, që i referohet garave të Formula 1, ka rezultuar mjaft popullor.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike "Metro", 4 vite më parë, Khan kishte refuzuar një ofertë prej 6 milionë paund. Por tanimë ai e ka vendosur targën në ankand, me një çmim fillestar prej 12 milionë paund.

Khan, i cili ka si biznes makina luksi, tregon herë pas here sendet me vlerë në pronësi të tij, në Instagram.

Rekordin aktual për targën më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe e mban "25 0", e shitur për një vlerë prej 518,480.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT