Sigurisht që lufta e fitores në “Zemër Luana” në Tv Klan është tejet e madhe mes dy skuadrave ‘Luanët e Verdhë’ dhe ‘Luanët e Kuq’ që këtë puntatë kanë qenë të ftuar reperët e parë shqiptarë si Geasy, Mc Kresha e më pas është bashkuar edhe Lyrical Son dhe Onat.

Pas gjithë sfidave dhe pikëve, në fund një gjë e tyre është e përbashkët kjo fitore prej disa javësh tashmë i dedikohet familjeve në nevojë.

Luana Vjollca ka vendosur që çdo javë të përzgjedhë një familje, të cilës t’i dhurohen disa prej gjërave që ata kanë më shumë nevojë përfshirë ushqimet veshjet, por edhe vizita apo këshillime mjekësore. Këtë javë është përzgjedhur familja Xhaholli.

Një nënë që sapo është zhvendosur në Tiranë është surprizuar nga ndihma e ‘Zemër Luana’ në bashkëpunim me supermarketin “Eco Market”, i cila i ka dhuruar ushqime çdo muaj për një periudhë 1-vjeçare. Një gjest ky mjaft i rëndësishëm për të cilin Luana përdor dritaren e saj mediatike, për të gëzuar dhe për të parë sa më shumë sy të buzëqeshur! /tvklan.al