Artistët shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e kantautorit

Kujtim Prodani u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 57-vjeçare si pasojë e Covid-19. Kantautori i mirënjohur qëndronte i shtruar në spital, prej disa ditësh. Një humbje e madhe për artin shqiptar, që sot është sërish në zi. Reagimet e artistëve kanë qenë të menjëhershme. Në fjalët e tyre ka shumë dhimbje për këtë humbje të madhe.

“Do mbetet si vetë emri – Kujtim i një familje me tradita – Prodani, një kujtim i dashur dhe i mbushur me muzikë origjinale dhe poezi. Ngushëllime vëllait dhe të dashurve të familjes”, shkruan Ardit Gjebrea.

“Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë…por do të të pres për një birrë kur të duash ti”, shprehet Elton Deda.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi”.Zoti të pastë në Mëshirën e Vet miku im, Kujtim Prodani!”, shkruan Sidrit Bejleri.

“Mos o Kujte se nuk po mbajmë dot më. Ishe kaq shok i mire sa mbase jo të gjithë të njoftën…. Nuk gjej fjalë të shkruaj e duart me dridhen fort… Ta dish edhe në na e shkatërrove këtë fillim viti. Pusho në paqe o shok i mirë pranë prindërve të mrekullueshëm… Ngushëllimet më të sinqerta familjes…”, shkruan Shpëtim Saraçi.

“Do më marrë malli për buzëqeshjen dhe energjinë tënde pozitive mik i mirë, kështu dua të të mbaj mend, Kujtim Prodani… Lamtumirë”, shprehet Devis Xherahu.

“Çfarë lajmi i trishtë. R.I.P Kujtim”, shkruan Gentian Zenelaj.

“Mbaruan pasthirrmat… nuk dimë si të reagojmë… Kujtim Prodani! Kaq papritur! Para një muaji u shkëmbyem pranë pistës së liqenit. Admirova vrapin tënd të djersitur. Nuk do harroj kujtimin e përbashkët vitet 80 ne Rrilë të Lezhës mes aksionit socialist kur në mungesë të ujit ne të dy u turrëm, u  zhytëm në një pellg dhe u sapunisëm duke gajasur studentët. Govata natyrore që shpikëm në studentët e arteve. Qofsh i parajsës miku im! Mirënjohës që më ftove në këngët e tua!”, shprehet Leonard Bombaj.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe!“, shkruan Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Vetëm pak ditë më parë, nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shkruar vetë kantautori do të postonte në rrjetet sociale këtë foto, ndërsa e shoqëronte me fjalinë: Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Nndroqi””.

Kënga e fundit që Kujtim Prodani la pas ishte pikërisht për virusin që i mori para kohe. Ai ishte djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani./tvklan.al

Karriera e Kujtim Prodanit

Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën “I Am From Tirana”. Në Dhjetor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën “Ju Te Dashurat E Mia”.

Në Dhjetor 2004, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Ndryshe E Shikoj”. Në vitin 2005, Kujtim Prodani publikon albumin “I Am From Tirana”.

Në Dhjetor 2005, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën “Theva Kokën Si Pa Dashur”.

Në Dhjetor 2006, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Kjo Është Jeta”.

Në Dhjetor 2008, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën “Nostalgji”, në bashkëpunim me Joe Artid Fejzo.

Në vitin 2009, Kujtim Prodani publikon albumin “Me Sytë Nga Dera”.

Më datë 15 Maj 2010, Kujtim Prodani & Evis Mula publikojnë videoklipin “Si U Beme Keshtu Mikja Ime”. Me këtë këngë, Kujtim Prodani & Evis Mula marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në Dhjetor 2010, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Ti Ishe Kryeveper”.

Në Nëntor 2011, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën “Rrebelja”.

Në Qershor 2011, Kujtim Prodani merr pjesë në Top Fest 8 me këngën “Miremengjes Pa Stres”.

Në Dhjetor 2011, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Digjem”.

Më datë 18 Mars 2013, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Shpirt I Trazuar”.

Në vitin 2013, Kujtim Prodani publikon albumin “Shpirt I Trazuar”.

Në Mars 2014, Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Turkesha”.

Në Mars 2014, Kujtim Prodani merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Beqaria”.

Më datë 3 Dhjetor 2015, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Kemish’ E Fundit Xhepa Nuk Ka”.

Në Shtator 2016, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “Taksi Sonte S’dua”.

Më datë 6 Mars 2017, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Floket S’me Jane Zbardhur Nga Mosha”.

Më datë 16 Maj 2017, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Lek Lek”.

Më datë 14 Mars 2018, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Prefiksi 5”.

Më datë 25 Qershor 2018, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Toke E Xanun”.

Më datë 22 Dhjetor 2018, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Babela”. Muzika e këngës u punua nga Kujtim Prodani. Me këtë këngë, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh në vitin 2018.

Në Dhjetor 2018, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën “Babela”. Prodani rikthehet pas shtatë vitesh mungesë me një baladë pop me karakter narrativ, muzikuar prej tij dhe me tekst të Agim Xhekës, të titulluar “Babela”. “Kush nuk ka ngacmuar shoqen e bankës në klasë të tetë, nuk ka kuptuar asgjë nga tetëvjeçarja.” – e përshkruan kantautori mesazhin e këngës.

Më datë 25 Maj 2019, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Mikesha”.

Më datë 31 Tetor 2019, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Xhelozia”, në bashkëpunim me Sajmir Çilin.

Në vitin 2020, Kujtim Prodani publikon albumin “Prodan”.

Më datë 21 Shkurt 2020, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Hej Mik”./tvklan.al

Kujtim Prodani, i ftuar në disa emisione në Tv Klan