Mjeku pneumolog Ardian Jorgji ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime, në Tv Klan. Ai u shpreh që klima e këtij viti në vendin tonë dhe temperaturat e larta që vazhduan deri në fillim të Janarit, bën të mundur që sezoni i gripit të kalonte më mirë.

Duke marrë parasysh dhe uljen e rasteve me virus në vendin tonë, pneumologu shprehet se ndikim ka patur dhe ngritja e temperaturave.

Gjithashtu duke iu referuar një studimi në Kinë, Jorgji tregon se ngritja e temperaturës edhe me një gradë, çon në rënien e agresivitetit të COVID-19.

Mirela Milori: Cilat janë situatat më tipike përveç COVID këtë periudhë?

Ardian Jorgji: Është një periudhë që unë do thoja të paktën vendin tonë, por edhe Ballkanit në tërësi, por vendit tonë i është sjellë shumë mirë. Kryesore për mua kjo është koha, temperaturat dhe do i referohem edhe historisë para COVID, edhe gripi do thoja që këtë vit na u soll shumë mirë. Temperaturat e larta që vazhduan deri në fillim të Janarit, bën të mundur që dhe sezonin e gripit ta kalojmë shumë mirë. Për sa i përket periudhës post COVID, në të cilën supozojmë se jemi tani.

Mirela Milori: 4 raste të reja ditën e sotme, duket sikur po zbutet pandemia shumë.

Ardian Jorgji: Po marr të mirëqenë këtë që ju thatë, 4 raste dhe po flasim për një virus që përhapet përmes ajrit, apo kontaminimit. Le ta quajmë që një pjesë e madhe i takon karantinimit, por ama pa dyshim s’mund të mos vëmë në dukje, po them unë pse mos themi se është një rënie e madhe e agresivitetit të virusit, apo një komponent tjetër. Flas me fakte shkencore, të paktën ato të referuara deri tani. Është bërë një studim në Kinë që i referohet pothuajse 30 qyteteve dhe është vënë re se qoftë edhe me një rritje të gradës së temperaturës, aftësia përhapëse dhe agresiviteti i virusit bie shumë./tvklan.al