Sa njerëz kanë jetuar në Tokë deri më sot? Mbi 108 miliardë! Kjo të paktën është përgjigja e statistikave të realizuara nga Pupulation Reference Bureau dhe nga demografi i shquar Carl Haub, i cili në 1995 ka publikuar studimin e parë mbi këtë gjë, që më pas është përditësuar në 2002, 2011, 2018 dhe tani në 2020.

Studimi statistikor nis nga viti 50 000 P.E.S, pra duke shqyrtuar Homosapiensin, si e vetmja specie e mbijetuar deri më sot e llojit Homo. Parametrat dhe të gjithë faktorët që kanë ndikuar në konkluzion janë marrë nga të dhënat zyrtare të Kombeve të Bashkuara.

Sot, ndërkohë Toka numëron 7.8 miliardë njerëz, duke shënuar kështu 7.5% të të gjithë njerëzve që kanë shkelur sipërfaqen e saj.

Studimi ka përfshirë edhe parashikime deri në vitin 2050, duke u bazuar në kalkulime dhe kritere të përcaktuara. Sipas grupit të punës, popullsia është e destinuar të rritet deri në gjysmën e shekullit, ndërsa aktualisht pasurohet me rreth 80-100 milionë lindje në vit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nëse vijohet me këtë ritëm deri në 2050, atëherë banorë të globit do të jenë rreth 10 miliardë, pra 3 miliardë më tepër se sot, në vitin 2020.

Klan Plus