Victoria Murphy 25 vjeç braktisi punën e saj të mëparshme dhe tashmë është bërë bërë një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo ka ngritur firmën e saj të pastrimit të shtëpive dhe biznesi po ecën mirë. Por ka diçka ndryshe në stilin e saj të punës. 25-vjeçarja i ofron shërbimet e zhveshur. Ekzaktësisht sa e zhveshur? Këtë e përcakton tarifa që paguhet.

Shërbimet e Victorias janë shumë të kërkuara në Edinburg, aq sa tashmmë ajo ka një staf prej 15 personash. Mes tyre janë edhe tre burra, por 25-vjeçarja thotë se nuk ka mjaftueshëm zonja shtëpie që të kërkojnë shërbimet e tyre për të pastruar të zhveshur. Pagesa varion nga 55 Paund në 75 Paund në orë. Victoria tregon se stafi i saj ka qenë i mirëinformuar që në fillim për stilin e veçantë të punës dhe asnjëherë nuk i vendos në situatë të sikletshme.

“Nuk dua ta vendos stafin në asnjë situatë që nuk e kisha përjetuar vetë më parë. Ne nuk jemi shërbim eskort. Ajo që ne ofrojmë është argëtim dhe flirtim”

, thotë Victoria, duke sqaruar se pagesa për pastrimin ndahet në 3 nivele. 55 Paund në orë për të pastruar shtëpinë me të brendshme, 65 Paund në orë topless dhe 75 Paund në orë totalisht nudo.

“Asnjë pjesëtar i stafit tim asnjëherë nuk do të bëjë asgjë nëse nuk ndihet rehat”

, shprehet 25-vjeçarja. Sipas saj, firma që ajo drejton ka 20 klientë të rregullt. Shumica e klientëve që kërkojnë shërbimet e pastrimit të zhveshur jetojnë të vetëm. Ka të rinj, por edhe të moshuar, që variojnë nga 30 vjeç deri në 80-vjeçarë.

/tvklan.al