Në pjesën e dytë të emisionit “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar blogerja Delinda Muçollari, e cila ka treguar se ku mund të kalojmë një të dielë dhe sa mund të shpenzojnë gjatë gjithë udhëtimit tonë.

Për këtë javë sugjerimi për të gjithë është Kruja. Në këtë qytet, që është vetëm një orë larg Tiranës, mund të vizitosh shumë vende, si Kalaja, disa muze, pazarin. Por gjatë udhëtimit mund të shijoni dhe gatimet e mira tradicionale që gatuajnë krutanët. Delina Muçollari tregon dhe sa lekë do duhen për një udhëtim një ditor në Krujë.  

Nëse duhet që të bëjmë një udhëtim në Krujë, si mund ta organizojmë ditën dhe sa mund të na shkojë, nëse do llogarisnim dhe shpenzimet?

I kam bërë disa llogari në fakt dhe nga eksperianca ime dhe nga të tjerët që kam pyetur. Unë fillimisht doja të jepja një këshillë të vogël për të gjithë ata do të zgjedhin të bëjnë një udhëtim nesër apo dhe për më gjatë. Duhet të kërkojnë diçka në internet për vendin se ku do shkojnë dhe të kërkojnë rekomandime nga ata që kanë qenë aty më parë. Ndonjëherë rekomandimet të ndryshojnë komplet eksperiencën që ti ke. Shkon tek një restornat më i mirë, viziton një muze, shkon në një vend që ti nuk e kë dëgjuar më parë. Pra të marrin pak informacion para se të nisen. Ne i ndihmojmë në këtë mënyrë duke u dhënë më shumë detaje seç mund të bëjnë në Krujë. Në fakt është një kosto shumë e ulët për ata që nisen nga Tirana, është vetëm një orë larg edhe mund të shkosh me makinën tende personale pa problem. Nëse do të flasim me shifra konkrete mund ta bëjmë këtë.

Po po patjetër?

Nafta ose karburanti…

Po e llogarisim që të nisemi nga Tirana.

Do marrësh parasysh që karburanti mund të shkojë deri në 2 mijë lekë të reja, vajtje-ardhje. Nuk të shkon më tepër se aq, vetëm nëse zgjedh një makinë super për të shkuar. Më pas ato që janë kryesore për të vizituar janë muzetë, që nuk mund t’i humbësh. Kalaja e Krujës  dhe muzei i Gjergj Kastriot Skënderbeut, që i ka dhënë dhe emrin e mirë qytetit të Krujës, me një biletë prej 300 Lekë, por që fëmijët nën 12 mund të jetë dhe falas. Të dielat në fakt janë bërë falas për shumë pushues gjatë verës, nuk e di sa do vazhdojnë të dielat falas. Duhet të shohin ato objektet antike, armët e Skënderbeut që nuk janë origjinale, janë në Vjenë të vërtetat se nëse do i kishim këtu mund të tërhiqnin dhe më shumë turistë nga sa janë tani.

Më pas mund të vizitosh muzeun etnografik të Krujës, që është shtëpia e familjes së Toptanëve, që është shumë me emër në Krujë dhe në Shqipëri. Është ndërtuar në vitin 1765 dhe tani është kthyer në një muze dhe të kthen në historinë e Krujës dhe të Shqipërisë të atyre viteve. Unë gjithmonë nxis fëmijët dhe të rinjtë që të kërkojnë më tepër, të kenë etje për të mësuar historinë.

Më pas, dreka do i çoj diku familjarët. Në tavernat krutane kam shijuar shumë gjëra që i kanë tradicionale, mishin e pulës apo të qingjit. Bëjnë dhe ëmbëlsira si kabunia që unë nuk e kisha provuar më parë që është një oriz i ëmbël edhe hashuren./tvklan.al