Sa po ndikon situata me koronavirusin tek fëmijët

Sa po ndikon situata me koronavirusin tek fëmijët

17:14 25/03/2020

Psikologia Anisa Zaçe ishte e ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime” në TV Klan. Ajo foli për ndikimin që ka izolimi dhe e gjithë situata e krijuar nga koronavirusi për fëmijët.

Zaçe shprehet se prindërit duhet të qëndrojnë më afër fëmijëve, për t’ju shpjeguar çfarë po ndodh, por edhe për t’i pyetur si ndihen dhe pse duhet të rrinë mbyllur në shtëpi.

Mirela Milori: Sa po ndikohen fëmijët dhe sa po preken nga kjo situatë?

Anisa Zaçe: Le të themi që për fëmijët është po aq e rrezikshme dhe e frikshme aq sa është dhe për të rriturit, me një ndryshim. Fëmijët nuk e kuptojnë dhe kanë nevojën gjithë kohës që dikush t’ju flasë dhe këtu hyn në lojë prindërit, apo të rinjtë që ata kanë afër. Fëmijët duhet t’ju shpjegohet se çfarë po ndodh realisht sepse një fëmijë nuk e kupton pse duhet të rrijë mbyllur në shtëpi. Është e nevojshme të flitet, është e nevojshme të pyetet si ndihen, si ju duket. Ka dhe një gjë, familja aktuale në Shqipëri nuk është më ajo familja e madhe, që do të thotë fëmijët herë pas here rrinë larg gjyshërve dhe ti duhet t’ju shpjegosh pse nuk po i takojnë gjyshërit në këto kohë, nëse ata kanë një raport të rregullt me ta. Domethënë duhet të ketë një komunikim më të shpeshtë, seç ka qenë më përpara me fëmijët./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi