Shumë nga fatalitetet e shënuara nga COVID janë persona me sëmundje shoqëruese, një prej të cilave mendohet që është diabeti. Por sa të rrezikuar janë personat me diabet nga COVID. Për të diskutuar për këtë çështje i ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji.

Ai u shpreh se diabeti është një sëmundje e rëndë që dëmton makinën tonë të përgjithshme të organizimit. Sipas tij, personat me diabet nuk janë më të rrezikuar për t’u prekur nga COVID, por në momentin që preken, përbëjnë rrezik për ecurinë e kësaj sëmundje.

Dashamir Gjergji: Diabeti i sheqerit është një sëmundje e rëndë, është një sëmundje që dëmton shumë enë gjaku, dëmton shumë nerva, dëmton sistemin imunitar, dëmton shumë organizma, pra në një farë mase dëmton makinën tonë të përgjithshme të organizimit. Diabeti vetvetiu nuk është shkaktar që këta persona të preken më tepër, pra nuk konsiderohet diabeti stigmë, se mund të ketë një tjetër paragjykim në këtë koncept. Se diabetikët është vërtetuar shkencërisht që nuk është se janë më të rrezikuar për tu prekur nga COVID, pra flas si epidemiologji, pra nga pikëpamja e prekjes nga kjo sëmundje. Por diabeti fatkeqësisht duke qenë sëmundje e rëndë, sëmundje kronike mund të përbëjë rrezik normalisht për ecurinë e kësaj sëmundje./tvklan.al