“BBC” ka shkruar rreth sasisë së sheqerit që çdo njeri duhet të konsumojë gjatë një dite dhe pasojave nëse teprohet. Rekomandimet thonë se njerëzit nuk duhet të marrin ma shumë se 5 % të kalorive ditore nga sheqeri i bardhë (i shtuar).

Për më tepër përgjigjet e dietologes Marilyn Glenville.

Ajo  thotë se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë të bëjnë me sheqerin e shtuar – rekomandohen vetëm 5-6 lugë çaji në ditë. Një lugë e vetme çaji është 4 gram, kështu që ju mund ta shikoni sa shpejt mund të arrihet ajo sasi.

Glenville po ashtu këshillon që të shikoni listën e përbërësve të çdo produkti që konsumoni, pasi ndodh që edhe drithërat të kenë shumë sheqer të shtuar.

Pyetjes se a ka shenja afat-shkurtër që tregojnë se keni konsumuar më shumë sheqer se ç’duhet, ajo i përgjigjet se nëse konsumoni shumë ju mund të vëreni “gunga të verdha nën sy ose në pjesën e pasme të krahëve. Nëse i shikoni këtu duhet të kontrolloni kolesterolin.”

Konsumimi i tepërt i sheqerit po ashtu dëmton mushkëritë pasi fruktoza e tepërt ngjason me konsumimin e alkoolit. Ajo bën që të shtoni së tepërmi në peshë dhe ndikon tek sinjalizimi i insulinës dhe leptinës; shkakton mosfunksionime metabolike, përfshirë tensionin e gjakut; rrit nivelin urik dhe të acidit, duke shkaktuar së mundje të zemrave dhe veshkave.

Ndërsa sheqeri i ulët në gjak është kur ju përjetoni marrje mëndësh, nervozizëm, tension dhe ankth.

Po cilat janë tri këshillat e saj për një dietë të shëndetshme sheqeri?

Marilyn Glenville këshillon leximin me kujdes të pjesës së përbërësve të produkteve, sigurohuni që hani ushqim cilësor, pak dhe shpesh – mëngjes, drekë dhe darkë, të ndërthurura me ndonjë gjë të vogël para dreke dhe pas dreke.

Kur të jetë e mundur konsumoni karbohidrate me proteina pasi do ju ndihmojnë të ruani energjinë dhe të ndaloni nepsin. /tvklan.al