Duhen shikuar me kujdes çdo send në shtëpi që t’i pastrojmë rregullisht.

Nuk bëhet fjala vetëm për mobilie, por për çdo send tjetër në shtëpi, duke filluar nga jastëkët, perdja e dushit apo edhe te pajisjet shtëpiake.

Më poshtë do t’iu paraqesim një ide se sa shpesh duhet t’i pastroni disa nga sendet e shtëpisë, në mënyrë që të jetoni më shëndetshëm.

Jastëkët – lajini ato në lavatriçe çdo 3 ose 6 muaj dhe hidhini pas dy vjetësh. Është shumë e rëndësishme pasi çdo natë, ne lëshojmë afërsisht 200 ml djersë në krevat.

Dysheku – duhet pastruar çdo muaj dhe duhet zëvendësuar të paktën çdo 10 vjet.

Perdja e dushit – duhet larë një herë në muaj.  

Mbajtësja e furçave të dhëmbëve – ndoshta nuk të shkon në mendje fare, por duhet të pastrohet të paktën njëherë në javë. Mbajtësja e furçave është një nga sendet më të ndotura me mikrobe. Gjithashtu duhet të siguroheni që të lani furçat e dhëmbëve çdo 3 muaj. Furçat përmbajnë 10 milionë mikrobe.

Lavamani i kuzhinës – duhet pastruar mirë çdo 2 javë. Sfungjerët duhen pastruar pas çdo shpëlarje.

Furra – duhet pastruar çdo javë vetëm te dera, ndërsa çdo muaj është mirë që të pastrohet krejtësisht, duke hequr të gjithë të djegurat.

Lavatriçja – është një nga sendet shtëpiake që harrohet për t’u pastruar. Ato duhen pastruar çdo muaj. Nëse lani edhe veshje për kafshët, duhet ta pastroni menjëherë pas larjes

Frigoriferi – duhet pastruar dy herë në vit. Për të ndihmuar në heqjen e aromave, brenda frigoriferit vendosni një gotë me bikarbonat sode.

/tvklan.al