Sa vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri


Sa vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri

10:57 13/09/2021

Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,601,552 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 704,626 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e dielë, datë 12 Shtator, janë kryer 3,356 vaksinime në të gjithë vendin. 

Muaji Shtator është i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,982,130 vaksina antiCovid./tvklan.al






Të ngjashme