Sa vezë duhet të konsumoni në ditë?


Sa vezë duhet të konsumoni në ditë?

12:07 23/08/2020

Të lehta për t’u përgatitur dhe një burim i pasur i proteinave, vezët janë të preferuarat e shumë individëve.

Ato janë të  pasura me selen, vitaminë D, vitaminë B6, vitaminë B12, zink, bakër dhe hekur. Vezët konsiderohen ideale për fëmijët në rritje, atletët, njerëzit që shërohen nga çdo sëmundje dhe për çdo person në përgjithësi, pasi konsiderohen si një ushqim i plotë.

Vezët janë të shëndetshme, por gjithashtu kanë shumë kolesterol. Kjo shtron pyetjen se sa vezë duhet të konsumohen në një ditë?

Sipas ekspertëve, nuk duhet të konsumoni më shumë se 300 mg kolesterol në ditë dhe një vezë e tërë ka rreth 373 mg kolesterol.

Pavarësisht kësaj, konsumimi i i një veze në ditë konsiderohet nga ekspertët si mjaft e rëndësishme dhe e sigurt. Ajo konsiderohet si zgjidhja ideale për personat që vuajnë nga problemet kardiovaskulare dhe diabeti.

Në fakt, të konsumosh edhe dy-tre vezë në ditë nuk ka një rrezik të madh për shumicën e individëve, por mund të jetë problem për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Prandaj këshillohet që njerëzit me diabet dhe probleme kardiovaskulare duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos konsumojnë më shumë se një vezë gjatë ditës./tvklan.al





Të ngjashme