Instagram po provon metoda të reja që përdoruesit të vërtetojnë moshën e tyre dhe tashmë skanimi i fytyrës është një ndër to. Me anë të tij, i cili kryhet nëpërmjet një pale të tretë, një kompani e quajtur Yoti e cila përdor AI (Artificial Intelligence) përcaktohet mosha e përdoruesit.

Aktualisht, Instagram iu kërkon përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre vetëm kur adoleshentët pëpriqen të ndryshojnë ditëlindjen për të rezultuar 18 vjeç ose më shumë. Për verifikim, ata duhet të dërgojnë foto të një mjeti identifikues dhe që sot, kanë dy alternativa: votimi social ose vlerësimi AI.

Votimi social i kërkon tre ndjekësve të përbashkët të përdoruesit që të konfirmojnë moshën e tij. Vetë ata duhet të jenë 18 vjeç dhe kanë tre ditë në dispozicion për t’iu përgjigjur kërkesës së Instagramit.

Metoda e dytë kërkon t’i dërgosh një video kompanisë Yoti, e cila përdor inteligjencën artificiale për të gjetur moshën e personit. Yoti njihet për verifikimin online pasi teknologjia e tyre është miratuar nga qeveria britanike dhe rregullatorët dixhitalë gjermanë. Ajo përdor sinjale të ndryshme të fytyrës për të përcaktuar moshën e objektivit, ndonëse shprehen se as ata vetë nuk e dinë specifikisht çfarë.

Të dhënat në sistemin e kompanisë tregojnë se është më pak  i saktë për femrat dhe për njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës dhe për ata  që janë nën 24 vjeç  mund të gabojë me gjetjen e moshës deri në 2.5 vjet. Por nëse i duhet të mbështetet në një parametër më të gjerë, parashikimi përmirësohet.

Një analizë e vitit 2020 nga një palë jofitimprurëse zbuloi se Yoti ishte 98.89% i besueshëm pasi për 1000 analizime, 0-11 të tyre mund të rezultonin të gabuara.

Ende nuk është e qartë si këto shifra do të jenë të dobishme për Instagramin pasi Yoti mund të ‘mashtrohet’ me anë të disa fotove dhe kjo nuk do t’i pengonte aspak më të vegjlit. Sipas platformës, po shtohen të dhëna të reja dhe po testohet një opsion për analizimin e gjuhës për të përcaktuar nëse përdoruesi është minoren apo i rritur, bazuar në çfarë shkruajnë./tvklan.al