Bjellorusia shpallet sërish kampione e Grand Slamit, mund kinezen Zheng 6-3 6-2

Aryna Sabalenka mundi kinezen Zheng 6-3 6-2 me sete dhe fitoi për herë të dytë radhazi turneun e Australian Open.

Bjellorusja tregoi superioritet në finalen e femrave që u luajt në Melbërn, e që zgjati 1 orë e 16 minuta. Suksesi i numrit 2 të botës bën që ajo të marrë shpërblimin financiar prej 2 milionë Dollarësh.

Për 25-vjeçaren, ky është Grand Slami i dytë në karrierë, ndërsa në total ka 14 trofe. Sabalenka e përfundoi këtë turne pa humbur asnjë set, duke treguar perfeksion ashtu si edhe Esh Barti, Serena Williams, Maria Sharapova dhe Lindsay Davenport që e kanë arritur këtë që nga viti 2000.

25-vjeçarja bëhet tenistja e dytë që fiton dy grand slame  në Australian Open, duke ndjekur hapat e bjelloruses tjetër Victoria Azarenka, në vitet 2012 dhe 2013. Sabalenka ndërsa shprehu lumturinë e saj për trofeun e rëndësishëm, theksoi se qëllimi i saj është që të vazhdojë me sukseset.

Klan News