Ish ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj jep një intervistë për atentatin që u krye në shtëpinë e tij. Sipas tij ky është një sulm politik pasi ai nuk ka konflikt personal më asnjë. Qëndrimet e tij politike ndryshe nga ato të kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, e kanë bërë atë të duket një kundërshtar i Partisë Socialiste. Sabit Brokaj thekson se ky atentat është një mesazh i mafias politike.

“Unë nuk kam pasur konflikt me asnjë, prandaj ky është një sulm politik. Une jam kundërshtar i Fatos Nanos dhe i kujdo që nuk zbaton ato vendime politike demokratike të caktuara në statusin e Partisë Socialiste,por Fatos Nano nuk është një kundërshtar imi konstant. Ky atentat është një mesazh i mafies politike.”

Pamje Sabit Brokaj intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame