Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me republikanin Sabri Godo.

Republikani Sabri Godo:- “Që të krijosh një komision i cili do të merret vetëm me Paktin e Stabilitetit në Parlament, do të thotë në radhë të parë të mënjanosh ekzekutivin i cili ka përgjegjësinë për hyrjen e Shqipërisë në Paktin e Stabilitetit dhe hapat e mëtejshme që do bëjë ajo në këtë rrugë. Dua të them Kryeministrinë dhe Ministrinë e Jashtme. Kurse në planin parlamentar eliminon pothuajse gjithë komisionet se me Paktin e Stabilitetit ka punë komisioni i punëve të jashtme, komisioni i rendit, komisioni i ekonomisë financave, komisioni i ligjeve. Meqënëse ne do të hyjmë në Paktin e Stabilitetit për një kohë te gjate ky mund te jete nje problem ndofta per gjysmen e pare te shekullit që vjen, nuk më duket se kjo ide është e pranueshme. Është një manovër do të thoshja krejtësisht e papranueshme”./tvklan.al