Sabri Godo i pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Partisë  Demokratike në Parlament për votimin e Kushtetutës u shpreh se ka kërkuar që miratimi të shtyhet për ti dhënë një mundësi partisë së djathtë që të jetë e pranishme.

Unë kam shpresuar tërë kohën por deri më tani nuk janë vërtetuar shpresat e mia për shkak të ngatërresave politike që ndodhin vazhdimisht në këtë vend.”

Përsa i përket idesë së Partisë Demokratike për një tryezë politike Godo u shpreh :

Unë nuk e di se si mund të funksinojë kjo ideja e tryezës politike duke qënë se Kuvendi Popullor e ka miratuar Kushtetutën me përjashtim të këtyre tetë neneve me 2/3 e votave në tërësi dhe që ti rikthehet kësaj çeshtjeje do të më dukej një gjë shumë e vështirë për tu justifikuar nga ana ligjore. Mund të ketë dhe një rrugë tjetër që Partia Demokratike të marrë pjesë në Parlament dhe të votojë kundër Kushtetutës por nuk besoj ta bëje pasi është një Kushtetutë e mirë.”

Pamje Sabri Godo intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame