Sabri Godo, kryetar i komisionit të jashtëm të parlamentit të Shqipërisë dhe njëkohësisht figurë e njohur në politikën shqiptare ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme.

Ai foli për zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e Qershorit. Sipas Godos pavarësisht vlerësimit të ndërkombëtarëve, ka disa zona në vend ku duhet të përsëritet ky proces.

“Pjesa më e vështirë e një procesi zgjedhor është numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve. Është një hije e madhe dyshimi mbi këto zgjedhje. Vrojtuesit ndërkombëtarë kanë thënë se i quajnë këto zgjedhje më të mirat që janë bërë në Shqipëri, por kanë edhe disa vërejtje të cilat duhet të shqyrtohen dhe më pas të dalësh në përfundim nëse vërtetë qëndron ky përkufizim i ndërkombëtarëve. Në të vërtetë në disa zona duhet të përsëriten zgjedhjet, kjo është një çështje e madhe që e di gjithkush. Ndodhemi para një çështje vërtetë shumë të madhe, atë të respektimit të votës së lirë dhe kjo përbën bazën e qeverisjes”, tha Godo./tvklan.al

I ftuar: Sabri Godo kryetar i Asamblesë në Partinë Republikane.