Akuza prokurorisë dhe gjykatës për lirimin e 31-vjeçarit Elton Metaj

Prindërit e Sabrina Bengaj, 23-vjeçares e cila u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit, akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën për lënien të lirë të autorit të vrasjes. Ata tregojë se autori pasi ka hyrë në shtëpi, i ka drejtuar armën kunatës së viktimës. Ish-bashkëshortja i ka thënë se nuk ka punë me tjetër pjesëtar të familjes dhe e ka ftuar të bisedojnë. Ndërkohë autori Elton Metaj e ka qëlluar me armë nga pas.

“Çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 22:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë, ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallash… E kuptova direkt kur erdhi. E prita vajzën, po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë “mos ky do jetë Eltoni” me kallash. E mora me të mirë, “para 10 muajsh ishe në burg, të lutem pa të parë njeri merre këtë armë dhe kthehu”. Vajzën tjetër e kisha në dhomë, nusen po ashtu. Del nusja dhe vajza më thotë “ça është”, doli me bukë e pjatë në dorë. Nusja i tha “mos e godit atë se është shtatzënë”… Aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu. Ajo i tha “hajde se s’ke punë me ata po me mua” dhe sa kthehu kurrizin e goditi””, rrëfeu mes të tjerash nëna e viktimës.

Babai i Sabrina Bengajt, Partizan Bengaj, ka kërkuar dënimin maksimal për vrasësin e vajzës së tij, e cila sot do të mbushte 23 vjeçe. Ai ka hedhur ndër të tjera akuza ndaj të ëmës së autorit, pasi sipas tij, ajo ka hedhur akuza për tradhëti nga ana e vajzës së tij. Por sipas babait të viktimës, ajo që ka bërë Elton Metaj është shkelje edhe e kanunit, pasi ka thënë se “Ne jemi shqiptarë dhe nuk qëllojmë një femër”. Ai shtoi më tej duke thënë se autori ka gjetur momentin për të hyrë në shtëpi kur nuk ka pasur asnjë mashkull nga familja Bengaj.

“Unë po e shpreh publikisht, opinionit të Fierit. I bëj të gjithëve thirrje, në varje. Ai dhe gjithë familja e tij në burg. Se ishte familje që e mbështetën nga nëna e tij, një copë injorante, plehra. I thoshte të birit, jo po të tradhtoi, jo të bëri. I falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në varrimin e vajzës sime që sot bënte 23 vjeçe. Nëse dikush mua do të më akuzojë  se vajza ime kishte ndonjë gjë, unë do të mbaj përgjegjësi penale. Ne jemi shqiptarë dhe nuk qëllojmë një femër. Hyri pasi kishte ruajtur që nuk kisha asnjë nga meshkujt në shtëpi, ky i bie të jetë një mi. Si ata minjtë që kalojnë nëpër tubat e mbetjeve.

I njoh personalisht ata që e kanë liruar. Unë kërkoj dënimin me litar. Lëre të drejtat e njeriut këtu. Ka të drejta me këta lloj fundërrinash. Pse t’i mbash në tokë. Nuk dua të komunikoj me këta lloj plehrash. Unë denoncoj të ëmën e tij për pesë pika që jam akuzuar, që unë paskam pasur armë në shtëpi, paskam ndërhyrë në prokurori, djali bashkë me të ëmën që është një pise, një fundërrinë e kësaj shoqërie.

Duhet të jetë një fundërrinë që i merr jetën një gruaje. Mendoj të paktën si shqiptarë, por opinioni publik, gjëja e parë duhet të ngrihet kundër këtyre plehrave, nuk po shaj gjykatës dhe prokurori se ka edhe njerëz të ndershëm, gjëja e parë ofendojnë gjithë atë polici… Nuk preket një femër. Këta lloj janë të sëmurë dhe shteti duhet të ndërhyjë, kaq”, tha babai.

Bengaj tregoi edhe historinë se si kishin shkuar deri në martesë Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj. Pasi ka lindur fëmija, ai pretendon se ish-dhëndri i tij, ka tradhëtuar vajzën e tij të ndjerë dhe nga ai moment ajo ka kërkuar ndarjen edhe pse ishin prindër të një fëmije.   

“Kjo familje më rrëmbejnë vajzën me martesë. Për turp, erdha në Shqipëri dhe bëra paqe me fëmijën tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Pas pak vitesh u lind një fëmijë, le të rrojë, Noemi që është një fëmijë i mrekullueshëm. Filluan grindjet, ish-dhëndri, apo ky lloj plehre e kësaj shoqërie shqiptare që mund ta quaj, filloi ta tradhtonte. Erdhën fotografitë dhe u konstatua edhe me fakt. Vajza merr djalin në telefon dhe më thotë hajde më merr se nuk rri dot këtu se burri bredh me të tjera. Vjen këtu. Pas pesë ditësh se unë nuk isha në shtëpi vjen dhe e  kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehrë e shoqërisë fierake kërcënon në shtëpinë time me armë. Nuk fola, për shumë gjëra, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë, fillon e ëma që  është një copë injorante, mashtruese intrigante, që gjoja armën e kishte marrë në shtëpinë time. E denoncoj në prokurori për mashtrim. Policia e Fierit nga krimet pse nuk kontrolloi shtëpinë time, pse nuk u kontrollua shtëpia ku u gjet arma. E dyta ka thënë se unë kam ndërhyrë në prokurori për ta çuar në Zahari ku qenka një burg për çmendur. Unë kërkoj një gjë, nuk e di si mendoni ju, por me gjithë këto prova merr peng shtëpinë time, armëmbajtje pa leje, ky zoti prokuror, unë e denoncoj publikisht, me një ndodhi e liruan dhe iku ime bijë. Të mbajnë përgjegjësi ata. Akuzoj ish-ministren e Drejtësisë, ku ishin dhe Prokuroria e Përgjithshme, kush janë këta mjekër që paskan deklaruar një deklaratë të tillë që ky qenka i sëmurë dhe e liruan”, tha mes emocionesh babai i Sabrinës./tvklan.al