Armando Sadikut i është dashur të luajë në Kupën e Polonisë për t’iu gëzuar dy herë golit. Sulmuesi shqiptar realizoi pas 1 muaji pritje, duke ndihmuar Legia e Varshavën të hedhë një hap drejt gjysmëfinales.

Takimi në fushën e Bytovia Bytow përfundoi me fitoren 3 – 1 të ekipit të Sadikut. 26-vjeçari shënoi pas 2 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2 – 1 të Legia. Armando Sadiku nuk u dorëzua dhe me golin e shënuar pak para fundit të sfidës vendosi fitoren e skuadrës nga Varshava. Në formë është edhe Eros Grezda.

Pas golave  kundër Dinamos se Zagrebit dhe Rijekës, shqiptari realizoi një nga golat në fitoren 4 – 0 të Osijek ndaj Zarad duke siguruar kualifimimin në çerekfinalet e Kupë së Kroacisë. Ky ishte goli i pestë i Grezdës në kupë dhe në kampionat. /Tv Klan