Formacioni i javës së 20 në Superligën e Zvicrës ka edhe shqiptarë. Pas javës së kaluar, ku mospërfshirja e Armando Sadikut hapi polemika sulmuesi i Kombëtares është bërë pjesë e 11-shes së fundit nga gazeta “Blick”. Sadiku edhe pse nuk shënoi në barazimin 1 – 1, që Vaduz arriti me një rival të fortë si Young Boys, rrezikoi portën me goditjet dhe aksionet e krijuara.

Në këtë ekip ideal bën pjesë edhe Taulant Xhaka, i cili ishte titullar në fitoren 4 – 0 të Basel ndaj Grasshopers. Skuadra e Xhakës është në garë për të qenë përsëri kampion dhe  mesfushori i Kombëtares ka meritë për të këtë sukses.

Një tjetër lajm i mirë është rikthimi i Burim Kukelit, pas gati 4 muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi. Ai u aktivizua prej minutës së 77’ në fitoren 2 – 1 të Zurich në fushën e Luzern.

Burim Kukeli ka vuajtuar shumë nga dëmtimet gjatë karrierës së tij, por është një element më shumë për Kombëtaren.

TV Klan