Një gol i shënuar dhe festë ndoshta disi e tepruar. Kjo i ka kushtuar Armando Sadikut largimin nga FC Goa. Gjithçka ndodhi në ndeshjen gjysmëfinale të Super Ligës Indiane në minutën e 80-të, pasi sulmuesi shqiptar shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-0 përballë Bengaluru.

Ajo rrjetë i dha shpresë FC Goa-s se mund ta kalonte ndeshjen në shtesa dhe të arrinte finale për titull, pasi kishte humbur 2-0 përballjen e parë. Por, miqtë arritën të shënonin në minutën e 92-të, duke e eliminuar ekipin e Sadikut.

Pas disfatës, drejtuesit e FC Goa i kërkuan shpjegime 33-vjeçarit për festimin e papërshtatshëm pas golit. Sipas klubit Indian sjellja e tij ishte “jo e hijshme për një sportist profesionist dhe reflektonte mungesë të theksuar të disiplinës”.

Pas atij takimi, klubi dhe sulmuesi vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin, duke bërë që Armando Sadiku të jetë lojtar një i lirë. Në këtë situatë mund të përfitojnë klubet shqiptare, të cilat mund të ëndërrojnë të kthejnë bomberin në Kategorinë Superiore.

Nga Elbasani, skuadra ku Sadiku është formuar si lojtar, për të vijuar edhe me Egnatian apo Partizanin e Dinamon, që do të jenë të angazhuara në kupat e Europës.

Gjithsesi gara mbetet e fort, sepse sulmuesi ka lënë mbresa në Indi. Pasi u shpall kampion me Mohun Bagan vitin e kaluar, në këtë edicion Sadiku ishte golashënuesi i FC Goa me 10 gola në 24 ndeshje, teksa ka dhënë edhe dy asiste.

Klan News