Armando Sadiku vijon të shënojë për Vaduz për të arritur synimin e skuadrës, mbijetesa në Superligën e Zvicrës. Kjo bëri që sulmuesi i Kombëtares të bëhet pjesë e formacionit të javës së 27, i përzgjedhur nga e përditshmja “Blick”.Sadiku realizoi golin e dytë në fitoren 3-0 me St. Gallen. Ai ishte një ndihmë e madhe për golat e tjerë të Vaduz, që është larguar nga vendi i fundit në renditje.

Tabelën e klasifikimit pas javës së 27 e mbyll Lugano i Frederik Veselit, i cili u bë pjesë e formacionit më të keq pas disfatës 7-0 me Young Boys. Prej mbërritjes te skuadra nga Lihtenshtejni, por që merr pjesë në kampionatin zviceran, Armando Sadiku ka shënuar 4 gola në 8 takime në kampionat. Huazimi i tij nga Zurich u cilësua si një vendim i nxituar, pasi u përforcua një rival direkt si Vaduz që synon të qëndrojë në Superligën e Zvicrës.

Endrit Sauku/Tv Klan