Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka humbur një rast të art për të gjetur sërish rrugën e rrjetës dhe pse jo të bënte që trajneri Edy Reja të kthente sërish sytë nga ai.

Teksa ishte ndeshja e skuadrës së tij, Bolivarit, kundër Wilsterman e vlefshme për Kupën Libertadores, u arrit që të fitohej një penallti.

Sadiku mori përsipër gjuajtjen e 11-metërshit, por dhe pse kishte shansin e art që të kalonte skuadrën në avantazh që në minutën e 3-të ai gaboi.

Portieri kundërshtar me lehtësi i priti gjuajtjen dhe nuk lejoi që në portën e tij të shënohej gol. Edhe gjatë ndeshjes bomberi shqiptar nuk arriti të shënonte dhe ndeshja përfundoi 0 me 0./tvklan.al