Armando Sadiku duket se është zgjidhja e Vaduz për misionin mbijetesë në Superligën e Zvicrës. Me golin e shënuar në barazimin 1 – 1 me Grasshoper i dha një pikë me vlerë ekipit nga Lihtenshtejni, por duke u bërë edhe pjesë e formacionit të javës së 22 të Superligës së Zvicrës.

Gazeta “Blick” nuk ka harruar ta përfshijë te më të mirët futbollistin e Kombëtares, që gjatë Janarit kaloi në huazim te Vaduz. Sadiku është një vlerë e shtuar e skuadrës modeste. Largimi i tij Zurich u cilësua si një vendim i nxituar, pasi përforcoi një rival direkt.

Në katër ndeshjet zhvilluara këtë vit Vaduz ka marrë 5 pikë, ku 4 prej tyre falë golave të Armando Sadikut, që me këtë fanellë ka shënuar 3 herë, por ka dhënë edhe dy asiste. Sulmuesit i duhen sa më shumë minuta që të bëhet pjesë e Kombëtares në finalet e Euro 2016.

Tv Klan